Sunday, June 2, 2013

Njé jeté mé e shéndetshme? 5 ményra té thjeshta...



Trupi yné éshté njé mekanizém kompleks lehtésisht dhe fortésisht i ndikuar nga ato cka ne i 'injektojmé'...po po éshté e vérteté, té ushqyerit, mjedisi, por edhe ndjenjat e mendimet tona influencojné shumé fort miré funksionimin e kétij mekanizmi. 'Deti' i pafund i informacioneve mbi dietat, ushqyerjen e shéndetshme, aktivitetin fizik dhe truket e bukurisé, shpesh heré té pasakta e shpesh heré kontrakditore, na ka béré né fakt shpesh heré konfuz e na e ka béré akoma mé té véshtiré té marrim guximin e té ndryshojmé ményrén toné té jetesés drejt njé jete ME TE SHENDETSHME... Prandaj ndonjéheré éshté e réndésishme qé té ndalemi e ta shohim jetén mé thjeshté. Kjo listé nuk éshté aspak e mjaftueshme por kéto 5 koncepte té thjeshta jané padyshim té duhurat pér te filluar udhétimin e gjaté drejt jetés sé shéndetshme !!!


1. Praktikoni vetédijen
Ok jam e VETEDIJSHME qé kjo mund té tingéllojé e cuditshme dhe pér mé tepér aspak e thjeshté por ju siguroj qé praktikimi i vetédijes gjaté aktivitetit tuaj ditor do té sjellé disa prej ndryshimeve mé té thella pér sa i pérket aspektit té shéndetit tuaj. Né praktiké:
  • Duke filluar nga vakti i ardhshém ULUNI té hani né tavoliné. Hiqni doré nga té ngrénit shpejt e shpejt duke pastruar shtépiné apo duke vrapuar pér né puné. Merrni kohén e duhur, hani ngadalé duke shijuar cdo ushqim dhe duke i kujtuar vetes se c'vlera e benefite po merr trupi juaj nga secili ushqim.
  • Herén e ardhshme qé do té béni fiskulturén tuaj té zakonshme, qé do té béni njé masazh apo qé do té aplikoni njé krem apo njé maské, fikni muzikén apo TV dhe fokusohuni tek trupi juaj. Vini re artikulimin e nyjeve, tkurrjen dhe lirimin e muskujve, ritmin e zemrés suaj, rrjedhén e gjakut népér vena, studjoni me imtési cdo mm te lékurés tuaj. Ajo qé do té mésoni mbi trupin tuaj do tju habisé.
  • Duke filluar nga sot sa heré qe do té shiheni né pasqyré fokusohuni dhe admironi veten se sa e bukur jeni. Nése deri mé sot keni véné re vetém difektet tuaja pérpara pasqyrés, ka ardhur momenti qé ti harroni dhe té shihni vetém: Té bukurén dhe Pozitiven.



2. Qéndro né kontakt me njerézit

Kur jeni duke konsideruar té ndryshoni ményrén tuaj té jetesés, i vogél apo i madh qofté ndryshimi, sa mé shumé suport té keni aq mé miré éshté. Shéndeti nuk éshté kurré individual. Njerézit nuk jane ishuj, prandaj:
  • gjeni dhe frekuentoni njeréz me té cilét ndani té njéjtat déshira
  • ndihmoni komunitetin, ndjehuni té nevojshém dhe té dobishém, ndiqni kurse mbi léndén qé ju apasionon mé shumé ose praktikoni hobin qé ju relakson mé shumé
  • takojini mé shpesh miqté tuaj sepse impulset pozitive qé do t'ju dhurojné buzéqeshjet apo pérqafimet e tyre jané té pazévendésueshme... sms-té ne cel apo Like-t ne FB nuk béjné té njéjtin efekt



3. Mos u obsesiononi

Déshira pér té ndryshuar jetén e pér ta béré até mé cilésore mund té kthehet né obsesion dhe obsesioni mund té sjellé né fakt té kundértén e asaj qé synojmé. Nga obsesioni mund té kalohet lehtésisht tek sémundja, varésia dhe frika. Prandaj mbajeni gjithmoné né fokus qéllimin qé i keni véné vetes por hapeni horizontin tuaj pér ta paré tabloné e plote. Duke i léné gjérat thjesht 'té rrjedhin' do ta ndieni veten menjéheré mé te shéndetshme.




4. Vazhdoni té studioni

Njohurité ndihmojné pér njé jeté gjithmoné e mé té shéndetshme. Sot burimet e informacionit jané té pafundme, prandaj duke studiuar anatominé e trupit njerézor, duke u informuar mbi elementét qé i duhen trupit dhe ata té panevojshmit, duke marré informacione mbi metodat e shéndetshme té gatimit, jeta juaj do té keté njé hov té ndjeshém cilésor.




5. Kénaquni

Njé jeté e shéndetshme ka patjetér imagjinaté, kreativitet dhe gézim. Mos e harroni kurré fuqiné qé ka njé buzéqeshje :)




Por sic e pérmenda né fillim té kétij posti kjo listé nuk éshté aspak e mjaftueshme...prandaj mé duhet ndihma juaj. Cfaré do ti shtonit ju késaj liste? Cfaré ju ka ndihmuar juve té keni njé jeté té shéndetshme?

2 comments:

  1. ti takosh njerzit nga afer eshte shume relaks dhe vertet qe te ben mire :)

    ReplyDelete
  2. ËSHTË E MREKULLUESHME TË FLASË TË MREKULLUESHME PËR DR DAWN. Unë jam Vanessa Canga. Kam pasur një bashkim të bukur me burrin tim dhe kam ndarë lumturinë, ngrohtësinë dhe dashurinë e vërtetë. Ne jetuam së bashku për 10 vjet dhe patëm dy fëmijë. Pak muaj më parë filluam të kishim probleme pafund dhe zënka të vazhdueshme. Shtëpia ishte plot me pakënaqësi dhe fëmijët e mi gjithmonë qanin duke na parë të ziheshim gjatë gjithë kohës. Më në fund, ai u largua dhe na ndërpreu të gjitha mjetet për të komunikuar me të. Bëra gjithçka që munda për ta rikthyer për shkak të asaj se sa shumë e doja, por pa dobi. DR DAWN më erdhi në ndihmë kur e kontaktova dhe më zbuloi se një grua qëndronte pas problemeve që kisha dhe ai më premtoi se do të më ndihmonte, gjë që e bëri kur ndoqa procedurat e tij të punës. Burri im u kthye në shtëpi tek ne dhe ne shpikëm gjëra. Ne jetojmë përsëri të lumtur së bashku. DR DAWN mund t'ju ndihmojë gjithashtu. kontakto me të përmes WhatsApp: +2349046229159
    Email: dawnacuna314@gmail.com
    *Nëse dëshironi të ribashkoheni me burrin/gruan tuaj.
    *Nëse dëshironi të keni një martesë/marrëdhënie të qetë.
    *Nëse keni nevojë për magji për të mbetur shtatzënë/shtatzënë.
    *Nëse dëshironi të trajtoni infertilitetin.
    *Nëse doni të hakmerreni/marrëni pronën tuaj.
    *Nëse dëshironi magji promovimi.

    ReplyDelete