Friday, June 21, 2013

Mos i besoni PILULES !!!


Njé stil jetese i gabuar, me shumé stres dhe zakone té kéqia té té ushqyerit mund té kthehet né njé armé shkatérruese pér balancén delikate té hormoneve né trupin e njé femre. Simptomat e imbalancés hormonale pérfshijne  PMS (Paramenstrual Syndrome), osteoporozén, shtimin né peshé, déshire seksuale té alteruar, alergji, fibromé té uterusit, infeksione té traktit urinar, ndryshime té padéshirueshme né lékuré, lodhje, ankth, grumbullim té tepért té ujrave né trup, rénie té flokéve, shtim té qimeve né vende té padéshiruara si psh: fytyré, krahé, gjoks etj. 





 Ç'ekuilibri i hormoneve femérore mund té shkaktojé madje edhe depresion. Duke mbajtur né ekuilibér hormonet, njé grua nuk do té keté mé véshtirési pér té mbajtur njé peshé trupore normale e té shéndetshme, pér té mbajtur njé cikél menstrual té rregullt dhe pér té pasur energjiné qé i nevojitet pér aktivitetin e saj normal.





 Shumé shpesh pér mos té théné se né 100% té rasteve, femrave u késhillohet pérdorimi i Pilulés pér balancimin hormonal. Marrja e Pilulés éshté e keqja mé e madhe qé njé femér mund ti béjé shéndetit té saj dhe fémijéve té saj té ardhshém. Shtépi farmaceutike té interesuara né shitjen e kétij produkti pér arsye térésisht financiare kané béré njé puné kolosale pér té bindur mjekét por edhe pacientet e botén mbaré se vetém Pilula éshté zgjidhja e problemit té crregullimit hormonal. Dhe mesa duket ja kané arritur qéllimit... Pilula mund té japi efektet e déshiruara por kjo éshté vetém e pérkohshme. Né momentin qé ju do té ndaloni marrjen e pilules do té shikoni njé prishje drastike té gjithé balancés tuaj trupore dhe shéndetit tuaj.  Ndérkohé qé pilula balancon hormonet tuaja ajo njékohésisht démton aftésiné natyrore qé ka organizmi pér té pérthithur vlerat ushqyese, vitaminat dhe mineralet nga ushqimet e dietés suaj té pérditshme.  Prandaj né té ardhmen kur ju do té jeni shtatzané, edhe pse dieta juaj mund té jeté e pasur dhe e larmishme, mungesa e florés sé dobishme né sistemin tuaj tretés (shkaktuar nga pérdorimi I pilulés kohé mé paré shtatzanisé tuaj) do t'ju privojé ju dhe foshnjen nga shumé pérfitime té dobishme qé vijné nga ky ushqim i shéndetshém. Flora patogjene e krijuar né sistemin tuaj tretés nga pilula, do té prodhojé vazhdimisht toksina dhe substanca té démshme qé jané produkt I metabolizmit té pilulave.  Kjo éshté njé nga arsyet pse gjithmoné e mé shpesh nénat e reja vuajné nga anemia dhe ja transmetojné até edhe fémijés sé tyre. Pilula gjithashtu gjaté veprimit té saj shteron depozitat e Zinkut né organizém. Zinku quhet ndryshe edhe metali i inteligjences dhe né rastet kur ky metal mungon brenda organizmit té nénés fémija rrezikon té keté njé koeficent inteligjence shumé té ulét e madje edhe deficenca mendore. Prandaj ju lutem  vajza… mos i besoni pilulés dhe para se té filloni ta merrni mendojeni miré... A ja vlen???




 

Uné them JO!!!
Pér kété arsye dua t'ju sugjeroj 9 ményra té thjeshta dhe 100% natyrale pér té balancuar ekuilibrin tuaj hormonal.

  1.   Ulni nivelin e stresit  

Studimet tregojné se femrat qé praktikojné meditimin apo yoga kané luhatje hormonale mé té vogla se ato té cilat nuk praktikojné asnjé lloj meditimi. E di shumé miré qé meditimi dhe yoga mund té duken té pamundura pér tu ushtruar, mungesa e kohés apo e mundésive financiare jané faktor I réndésishém. Atéheré béni dicka tjetér, kushtojini vetes gjysmé ore cdo dité pér njé banjé relaksuese me aromat tuaja té preferuara, ose béni njé masazh, ose dégjoni muziké relaksuese apo lexoni njé liber qé ju bén té ndiheni miré e ju mbush me pozitivitet. Qetésia éshté gjithashtu e réndésishme, uluni diku né njé stol diku né park ose buzé detit ose né oborrin e shtépisé tuaj dhe rrini né qetési vetém pér vetém me veten tuaj, pérqéndrohuni merrni frymé thellé dhe zbrazeni kokén nga cdo mendim negativ.

   2.   Flini mjaftueshém gjaté natés



Kujdes lexojeni miré. Flini mjaftueshém nuk do té thoté flini shumé. Gjumi éshté momenti kur trupi rekuperon disbalanicimet qé mund té jené shkaktuar gjaté dités. Pérpiquni té béni 8 oré gjumé cdo naté.

   3.    Ndiqni nje dieté té shéndetshme



Hiqni doré nga ushqimet e procesuara, té ngrira, té ambalazhuara, té skuqura, pijet e émbla, bulmetrat jo organiké, vajrat vegjetal dhe produktet e sojés. Té gjitha kéto ushqime shkaktojné luhatje té pakontrollueshme hormonale. Pérfshini né dietén tuaj ditore mé shumé fruta dhe perime té freskéta dhe organike (BIO) si edhe fruta té thata dhe fara té ndryshme.

   4.   Merrni mé shumé Omega 3



Omega 3 éshté yndyra e Miré. Kjo yndyre vepron pér té krijuar membraná té shendetshme dhe té pérgjegjshme tek qelizat qe béjné té mundur qé hormonet té béhen pjesé e qelizés mé lehtésisht. Omega 3 mban gjithashtu zgjuar receptorét qelizor, vendet ku hormonet lidhen. Pérpiquni té integroni né dietén tuaj té pérditshme mé shumé ushqime qé pérmbajné Omega 3 dhe gjithashtu merrni cdo dite 500mg vaj te farave te kérpit, té farave té linit ose vaj ulliri bio.

   5.   Evitoni kafeinén



Éshte vértetuar se stimulanté té ndryshém sic éshté kafeina shkaktojné njé mbi prodhim hormonal. Pérpiquni ta pakésoni ose ta eliminoni fare kafeinén nga dieta juaj.

   6.   Ushtrohuni 



Ushtrimi fizik minimumi 30 minuta 3 heré né javé éshté njé prekje magjike pér shkarkimin e stresit té grumbulluar dhe balancimin e ekuilibrit hormonal.

   7.   Lereni diellin té hyjé



Ti jepni trupit tuaj njé spektrum té ploté té drités natyrore bén té mundur balancimin hormonal, prandaj béjeni cdo dité njé shétitje né diell, né orét e pérshtatshme kur dielli nuk té démton.

   8.   Suplementet bimore ndihmojné



Extrakte nga bimé té ndryshme si psh: palma, luleradhiqe, hithra, gjethet e manaferrés, kérpi apo agulicja mund té ndihmojné dhe lujané njé rol shumé domethénés né qetésimin e inbalances hormonale. Kérkojini kéto integratoré bimoré tek farmacisti juaj dhe ai mund tju ndihmojé qé ti gjeni apo ti porosisni diku.

   9.   Extra vitamina dhe minerale

Gjithashtu suplementet vitaminale ndihmojné né balancimin natyral té hormoneve tuaja. Sigurohuni qé kéto multivitamina té pérmbajné Vitaminé C, Vitaminé E, Calcium, Magnez dhe gamén e ploté té vitaminés B complex.





Tuesday, June 4, 2013

Bazat e té ndenjurit ulur

Miréseerdhet né ''Bazat e té ndenjurit ulur''. Né  kété post do té fokusohemi  né mé bazikun e aktivitetit toné ditor... ''té ndenjurit ulur''.

Ok né fakt e di qé shumé prej jush do té mendojné tani me vete: C'lidhje ka té ndenjurit ulur me jetén e shéndetshme???

Jam dakort!!!
Normalisht nése flitet pér njé jeté té shéndetshme né mendje té vijné aktivitetet e ndryshme fizike, sportet, kércimi, yoga apo té tjera si kéto. Por uné dua ta filloj nga té ndenjurit ulur.  E dini qé sipas statistikave té béra shumica e njerézve qéndrojné ulur pér mesatarisht 14 oré né dité? E dini qé té ndenjurit ulur ndikon drejtpérdrejt né jetégjatésiné tuaj? E pra kjo éshté edhe arsyeja pse dua qé ta trajtoj temén e té ndenjurit ulur pérpara se sa té filloj té flas pér aktivitetin fizik.

Por pérpara se té trajtojmé ''té ulurin'' si proces le té hedhim njé véshtrim  té  pérgjithshém mbi ''aktorét protagonisté'' té perfshiré né kété proces.

Cfaré pérfshihet né procesin e té ulurit?

Ulja ideale kérkon njé pérkulje té tre nyjeve :
·         Ijeve
·         Gjunjeve
·         Kyceve

Gjunjét dhe kycet shpesh heré udhéhiqen né  fakt nga ijet.  Qofté  né  ményré té vetédijshme apo jo, njé numér I madh problemesh vijné nga keqkuptimi se ku né fakt ndodhet tamam nyja a ijes.
Nése do ju kérkoja té mbyllnit syté dhe té mé tregoni se ku ndodhet nyja (artikulacioni) I ijes me siguri shumé prej jush do té tregonin kété

Machine generated alternative text: —. WdV t — ‘--—
‘..
Ç,’
j


Cka éshté pérgjigja e gabuar... Po ti hidhni njé sy anatomisé do té vini re se artikulacionet  e ijes ndodhen pak mé poshté dhe né aférsi té pjesés sé brendshme té kofshés.

Machine generated alternative text:


Ok ju do thoni : e pse éshté kjo kaq e réndésishme...??? Né fakt duket si e paréndésishme por éshté. Nqs ju mendoni se nyjet e ijes ndodhen atje ku né fakt nuk ndodhen, do ta gjeni veten duke pretenduar qé njé tjetér pjesé e trupit si psh: shtylla kurrizore té béjé punén qé né fakt duhet ta béjé nyja dhe rrjedhimisht ulja por edhe procese te tjera nuk do té béhen né ményré korrekte. Por kjo piké do té qartésohet mé tej gjaté kétij posti.

Tendencat e té ndenjurit ulur !

Duke vézhguar njerezit qé na rrethojné vihen re menyra té ndryshme té té ndenjurit ulur. Ajo mé e zakonshmja éshté tendenca e té palosurit pérpara

Machine generated alternative text: ‘4
,.—— -
—


Ju kujtohet se si ju thash mé sipér se ijet  jané té réndésishme?  Né shembullin né foto vajza e ulur nuk po e pérdor sic duhet nyjen e ijes sé saj pér té krijuar nje kénd té bukur ku kémbet mund té perkulen dhe shpina té jeté e liré. Pérkundrazi ajo ka lakuar shtyllén dhe éshté ulur mbi kryqe cka ben qe fundi I shtyllés kurrizore té sforcohet e mé pas té dhembi. Vini re tre pikat e kuqe, ato nuk jané né njé vijé té drejté.


Machine generated alternative text: ‘[
I»
-:
—


Kjo mé sipér éshté njé tjetér ményré jo korrekte e té ndenjurit ulur. Do ta quajmé ''Koka pérpara''.  Kjo metodé e té ulurit ndikon né tendosjen e shtyllés kurrizore dhe shpatullave. Nése qéndrojmé té ulur késhtu pér njé kohé relativisht té gjaté do ta kemi té véshtiré té relaksojmé mé pas shpatullat tona dhe do té kemi dhimbje. 

E vérteta éshté qé nése jemi mésuar té ulemi keq do té na duket e pamundur té mésohemi me té ulurin korrekt. Por nuk éshté e véshtiré, mé besoni… pasi té filloni praktikimin e té ulurit né ményré korrekte do té ndieni me té vértet ndryshimin dhe nuk do té doni mé kurré té ktheheni tek ''zakoni I vjetér''.

Ky mé poshté éshté shembulli mé I miré I té ulurit korrekt:

Machine generated alternative text: ‘1

Njé ulje korrekte ndodh kur ne palosemi tek nyjet e ijeve né ményré qé shpina té jeté e liré, veshét ndodhen pérafersisht mbi supe dhe supet drejt mbi ijet. Dhe sic e shikoni né foto vija e krjuar nga pikat e kuqe éshté e drejté.

VINI RE!!!
Edhe nése ju praktikoni njé ulje korrekte, askush nuk duhet te qéndrojé ulur gjaté gjthé kohés. Nése jeni né zyré ngrihuni heré pas here, ecni népér zyré, ngjisni njé palé shkallé dhe pérshéndesni kolegét e katit tjetér shtrini muskujt dhe shkundini miré  gjymtyrét.
Heré pas here gjaté punés para kompjuterit beni lévizje té vogla né formé rrethore té kokés dhe shpatullave heré né sens orar e heré ne sens té kundért. Kjo do tju béjé té ndiheni mé te clodhur dhe mé té pérqéndruar.

Sunday, June 2, 2013

Njé jeté mé e shéndetshme? 5 ményra té thjeshta...



Trupi yné éshté njé mekanizém kompleks lehtésisht dhe fortésisht i ndikuar nga ato cka ne i 'injektojmé'...po po éshté e vérteté, té ushqyerit, mjedisi, por edhe ndjenjat e mendimet tona influencojné shumé fort miré funksionimin e kétij mekanizmi. 'Deti' i pafund i informacioneve mbi dietat, ushqyerjen e shéndetshme, aktivitetin fizik dhe truket e bukurisé, shpesh heré té pasakta e shpesh heré kontrakditore, na ka béré né fakt shpesh heré konfuz e na e ka béré akoma mé té véshtiré té marrim guximin e té ndryshojmé ményrén toné té jetesés drejt njé jete ME TE SHENDETSHME... Prandaj ndonjéheré éshté e réndésishme qé té ndalemi e ta shohim jetén mé thjeshté. Kjo listé nuk éshté aspak e mjaftueshme por kéto 5 koncepte té thjeshta jané padyshim té duhurat pér te filluar udhétimin e gjaté drejt jetés sé shéndetshme !!!


1. Praktikoni vetédijen
Ok jam e VETEDIJSHME qé kjo mund té tingéllojé e cuditshme dhe pér mé tepér aspak e thjeshté por ju siguroj qé praktikimi i vetédijes gjaté aktivitetit tuaj ditor do té sjellé disa prej ndryshimeve mé té thella pér sa i pérket aspektit té shéndetit tuaj. Né praktiké:
  • Duke filluar nga vakti i ardhshém ULUNI té hani né tavoliné. Hiqni doré nga té ngrénit shpejt e shpejt duke pastruar shtépiné apo duke vrapuar pér né puné. Merrni kohén e duhur, hani ngadalé duke shijuar cdo ushqim dhe duke i kujtuar vetes se c'vlera e benefite po merr trupi juaj nga secili ushqim.
  • Herén e ardhshme qé do té béni fiskulturén tuaj té zakonshme, qé do té béni njé masazh apo qé do té aplikoni njé krem apo njé maské, fikni muzikén apo TV dhe fokusohuni tek trupi juaj. Vini re artikulimin e nyjeve, tkurrjen dhe lirimin e muskujve, ritmin e zemrés suaj, rrjedhén e gjakut népér vena, studjoni me imtési cdo mm te lékurés tuaj. Ajo qé do té mésoni mbi trupin tuaj do tju habisé.
  • Duke filluar nga sot sa heré qe do té shiheni né pasqyré fokusohuni dhe admironi veten se sa e bukur jeni. Nése deri mé sot keni véné re vetém difektet tuaja pérpara pasqyrés, ka ardhur momenti qé ti harroni dhe té shihni vetém: Té bukurén dhe Pozitiven.



2. Qéndro né kontakt me njerézit

Kur jeni duke konsideruar té ndryshoni ményrén tuaj té jetesés, i vogél apo i madh qofté ndryshimi, sa mé shumé suport té keni aq mé miré éshté. Shéndeti nuk éshté kurré individual. Njerézit nuk jane ishuj, prandaj:
  • gjeni dhe frekuentoni njeréz me té cilét ndani té njéjtat déshira
  • ndihmoni komunitetin, ndjehuni té nevojshém dhe té dobishém, ndiqni kurse mbi léndén qé ju apasionon mé shumé ose praktikoni hobin qé ju relakson mé shumé
  • takojini mé shpesh miqté tuaj sepse impulset pozitive qé do t'ju dhurojné buzéqeshjet apo pérqafimet e tyre jané té pazévendésueshme... sms-té ne cel apo Like-t ne FB nuk béjné té njéjtin efekt



3. Mos u obsesiononi

Déshira pér té ndryshuar jetén e pér ta béré até mé cilésore mund té kthehet né obsesion dhe obsesioni mund té sjellé né fakt té kundértén e asaj qé synojmé. Nga obsesioni mund té kalohet lehtésisht tek sémundja, varésia dhe frika. Prandaj mbajeni gjithmoné né fokus qéllimin qé i keni véné vetes por hapeni horizontin tuaj pér ta paré tabloné e plote. Duke i léné gjérat thjesht 'té rrjedhin' do ta ndieni veten menjéheré mé te shéndetshme.




4. Vazhdoni té studioni

Njohurité ndihmojné pér njé jeté gjithmoné e mé té shéndetshme. Sot burimet e informacionit jané té pafundme, prandaj duke studiuar anatominé e trupit njerézor, duke u informuar mbi elementét qé i duhen trupit dhe ata té panevojshmit, duke marré informacione mbi metodat e shéndetshme té gatimit, jeta juaj do té keté njé hov té ndjeshém cilésor.




5. Kénaquni

Njé jeté e shéndetshme ka patjetér imagjinaté, kreativitet dhe gézim. Mos e harroni kurré fuqiné qé ka njé buzéqeshje :)




Por sic e pérmenda né fillim té kétij posti kjo listé nuk éshté aspak e mjaftueshme...prandaj mé duhet ndihma juaj. Cfaré do ti shtonit ju késaj liste? Cfaré ju ka ndihmuar juve té keni njé jeté té shéndetshme?