Thursday, July 16, 2015

The breakfast magic pot !!!


 

Dhe ja ku u ktheva, me një tjetër post mbi mirëushqyerjen…


Shumë studime janë kryer mbi femrat Franceze për të zbuluar sekretin e energjisë së tyre të pashtershme, të rinisë së tyre të përjetshme, të formës së tyre të hatashme trupore dhe bukurisë së tyre mbreslënëse… dhe besojeni ose jo, të gjitha studimet në mënyrë të pavarur nga njëra tjetra kanë arritur në të njëjtin përfundim… Sekreti qëndron tek ajo që studjuesit e quajtën "Super-Mëngjesi"

Një ekperiment 500 ditor është kryer mbi dy grupe femrash, me të njëjtën përbërje homogjene grup-moshash dhe rracash, që kishin pak a shumë të njejtin stil jetese si në intensitetin e aktivitetit fizik apo mendor ashtu edhe në të ushqyer me të vetmen diferencë që konsistonte në faktin që grupi i parë të konsumonte detyrimisht çdo mëngjes "Super-Mëngjesin" ndërsa grupit të dytë mëngjesi i ishte caktuar si vakt i lirë, pra femrat e grupit të dytë ishin të lira të konsumonin ushqimin që dëshironin për mëngjes ose mos ta konsumonin fare vaktin e mëngjesit.

Pas fazës eksperimentale u vunë re rezultatet e mëposhtme:

1. femrat e grupit të parë kishin humbur mesatarisht 22% më shumë në peshë se sa femrat e grupit të dytë

2. femrat e grupit të parë kishin humbur 61% më shumë përbërje dhjamore ne tërësi se sa femrat e grupit të dytë

3. femrat e grupit të parë kishin humbur 81% më shumë dhjam rreth belit dhe stomakut se sa femrat e grupit të dytë

4. femrat e grupit të parë kishin lëkurë më të re, më të hidratuar, më elastike, me më shumë shkëlqim, me një ngjyre më të këndëshme dhe më të unifikuar se 500 ditë më parë. Problemet e lëkurës si rrudha, akne, apo njolla ishin përmirësuar ndjeshëm e në disa raste edhe ishin zhdukur totalisht.

5. femrat e grupit të parë kishin flokë dhe thonj më të shëndetshëm se 500 ditë më parë

6. femrat e grupit të parë gëzonin një gjendje të përgjithshme shëndetsore shumë herë më të mirë se 500 ditë më parë

Të gjitha këto benefite i detyrohen pikërisht "Super-Mëngjesit"

Po po… duket se i gjithë çelësi i suksesit të femrave Franceze fshihet pikërisht në këtë kupë misterioze që ato konsumojnë çdo mëngjes prej 100-ra vitesh tashmë të trashëguar nga gjyshet e stërgjyshet… nga brezi në brez…


Mirë pra, le ta zbulojmë përbërjen e këtij mëngjesi magjik… 
Në fakt është një përgatitje shumë e thjeshtë, që kërkon vec 5min kohë ( dhe ne e dimë qe koha e mëngjesit është shumë e vyer pasi gjithmonë jemi Voooonëëëë :P ) Në bazën e kësaj përgatitjeje qëndrojnë vetëm pak elementë por që mbartin gjithshka të vlefshme dhe të nevojshme për organizmin për të nisur ditën më së miri. 



 Këto janë përbërësit magjikë të "Super-Mëngjesit":

  • Kos pa yndyre (1 kupë)

  • Mjalt acacia (1 lugë çaji)

  • Lëng limoni (gjysmë limoni i shtrydhur)

  • Vaj lini (1 lugë gjelle)

  • Tërshërë (2-3 lugë gjelle)

  • Pak kanellë e bluar në moment


 Kosi është përbërësi që mbart proteinat dhe kalciumin:

  •  proteina shumë e nevojshme për organizmin sidomos në mëngjes pasi ato furnizojnë trurin me amino-acidet e duhura për një funksionim sa më optimal dhe ju bëjnë të ndiheni energjikë dhe 'të zgjuar' ndryshe nga karbohidratet të cilat ndikojnë për ta vënë trurin në gjumë.Gjithashtu proteinat e konsumuara në mëngjes ju bëjnë të ndiheni të ngopur gjatë duke evituar kështu ato krizat e tipit: Më hahet diçka e ëmbël… :P


  • Kalciumi njihet nga të gjithë si një nga elementët kryesorë për shëndetin e kockave tona, flokët thonjtë dhe dhëmbët përfitojnë në mënyrë të padiskutueshme nga ky mineral i çmuar, por ajo që jo të gjithë dinë është fakti që kalciumi sjell edhe benefite të tjera, si psh. Shmang sëmundjen e osteoporozës që prek femrat kryesisht pas të 50-ave, ndikon në rregullimin e balancës hormonale, ndihmon në ruajtjen e një peshe trupore optimale, ndihmon në parandalimin e kancerit dhe sëmundjeve të zemrës. Mjekët këshillojnë që sasia ditore e kalciumit të jetë jo më pak se 1000mg e kombinuar me 1000-2000mg vitaminë D.

    Kosi gjithashtu ndihmon në aktivizimin e florës bakteriale në sistemin tonë tretës, duke favorizuar bakteret e mira për nje tretje sa më të shpejtë dhe efikase

Mjalti acacia ndryshe nga ç'mund të mendohet, nuk vjen nga lule akacja por nga lulet e një peme të quajtur Black Locust dhe edhe pse i jep mëngjesit tuaj ëmbëlsinë e nevojshme ky mjalt është një zgjedhje perfekte sidomos për diabetikët pasi përmban më pak sukrozë dhe më shumë fruktozë. Përveç shijes fantastike ky mjalt ka veti antibakteriale të pa krahasueshme me asnjë mjalt tjetër dhe kjo është arsyeja e vërtetë e përdorimit kaq të gjerë të tij

Lëngu i freskët i limonit të shtrydhur mbart sasinë e nevojshme të vitaminës C për të mbajtur lart imunitetin e organizmit, për të luftuar radikalët e lirë që i sulmojnë organet tona cdo ditë, për të na mbajtur të reja dhe të shëndetshme.

Vaji i Linit sjell kombinimin perfekt të yndyrave te mira Omega3 dhe Omega6, acide lyrore të cilat janë të domosdoshme për shëndetin e zemrës, për ruajtjen e niveleve optimale të kolesterolit, për ruajtjen e peshës, si edhe për ruajtjen e lëkurës dhe flokëve. Për më shumë lexoni këtu.

Tërshëra është burim perfekt fibrash dhe karbohidratesh komplekse, të cilat ndihmojnë në mbajtjen nën kontroll të nivelit të sheqerit në gjak, ju ndihmojnë të ruani shëndetin e zemrës tuaj, të ruani një peshë trupore optimale, të shmangni problemet gastro-intestinale etj.

Kanella është një antioksidant i fuqishëm, mbron membranat qelizore nga sulmet e radikalëve të lirë gjithashtu ka efekte antibakteriale.

Unë zakonisht i shtoj edhe elementë të tjerë kombinimit të mësipërm, si psh:

Fruta të freskëta - zgjidhni luleshtrydhet, boronicat, frutat e pyllit për më shumë vitamina, më shumë antioksidantë dhe më pak sheqer

 Fara Lini - për akoma më shumë fibra dhe Omega3

 Farat e Kërp-it - për më shumë proteina


Fara Chia - për akoma më shumë fibra dhe Omega3

 Maca pluhur - jep më shumë energji dhe ndihmon në balancimin hormonal tek femrat

 Protein kërpi pluhur - për më shumë proteina

 ACAI pluhur - për më shumë antioksidantë dhe vitamina
Arrë kokosi e copëtuar e dehidratuar - përvec shijes shumë të mirë është një përbërës kyç që promovon një shëndet optimal të gjithë organizmit
Matcha pluhur - është në fakt caj jeshil në formë pluhuri, i njohur për vetitë e jashtzakonshme antioksiduese



Duke shtuar cdo ditë 1, 2 apo më shumë nga elementët e mësipërm jo vetëm që i shtoj benefitet mëngjesit tim por shmang edhe rutinën, duke evituar që vakti i mëngjesit të bëhet i mërzitshëm dhe pas 1 jave të shkoj të blej muffin apo briosh për 1 mëngjes ndryshe…

Dhe si do të thoshte një franceze në këtë rast: Et voilà! "Super-Mëngjesi" u servir :D

P.s: disa këshilla të vogla për të ndihmuar që benefitet e "Super-Mëngjesit" të jenë të shpejta dhe të qëndrueshme
  • Kujdesuni që gjatë ditës të hani në mënyrë të ekuilibruar
  • 20min para mëngjesit pini një gotë ujë të vakët me pak lëng limoni
  • Kujdesuni që cdo ditë të kryeni min. 30min aktivitet fizik të cdo lloji (ecje, vrap, aerobi, yoga etj)
  • Kujdesuni që të gjitha ushqimet të jenë sa më të freskëta dhe organike
  • Pini ujë, shumë ujë gjatë ditës
  • Jepini kohë organizmit tuaj të përfitojë nga benefitet e "Super-Mëngjesit" Mrekullia nuk do të ndodhë as për 1 javë e as për 1 muaj… ajo do të ndodhë pak nga pak çdo ditë në vazhdimësi prandaj mos u dorëzoni!!!
Deri postimin tjetër: à tout à l'heure :) :) :)