Dhe ja ku u ktheva,
me një tjetër post mbi mirëushqyerjen…
Shumë studime janë
kryer mbi femrat Franceze për të zbuluar sekretin e energjisë së tyre të
pashtershme, të rinisë së tyre të përjetshme, të formës së tyre të hatashme
trupore dhe bukurisë së tyre mbreslënëse… dhe besojeni ose jo, të gjitha
studimet në mënyrë të pavarur nga njëra tjetra kanë arritur në të njëjtin
përfundim… Sekreti qëndron tek ajo që studjuesit e quajtën
"Super-Mëngjesi"
Një ekperiment 500
ditor është kryer mbi dy grupe femrash, me të njëjtën përbërje homogjene
grup-moshash dhe rracash, që kishin pak a shumë të njejtin stil jetese si në
intensitetin e aktivitetit fizik apo mendor ashtu edhe në të ushqyer me të
vetmen diferencë që konsistonte në faktin që grupi i parë të konsumonte
detyrimisht çdo mëngjes "Super-Mëngjesin" ndërsa grupit të dytë
mëngjesi i ishte caktuar si vakt i lirë, pra femrat e grupit të dytë ishin të
lira të konsumonin ushqimin që dëshironin për mëngjes ose mos ta konsumonin
fare vaktin e mëngjesit.
1. femrat e grupit
të parë kishin humbur mesatarisht 22% më shumë në peshë se sa femrat e grupit
të dytë
2. femrat e grupit
të parë kishin humbur 61% më shumë përbërje dhjamore ne tërësi se sa femrat e
grupit të dytë
3. femrat e grupit
të parë kishin humbur 81% më shumë dhjam rreth belit dhe stomakut se sa femrat
e grupit të dytë
4. femrat e grupit
të parë kishin lëkurë më të re, më të hidratuar, më elastike, me më shumë
shkëlqim, me një ngjyre më të këndëshme dhe më të unifikuar se 500 ditë më
parë. Problemet e lëkurës si rrudha, akne, apo njolla ishin përmirësuar
ndjeshëm e në disa raste edhe ishin zhdukur totalisht.
5. femrat e grupit
të parë kishin flokë dhe thonj më të shëndetshëm se 500 ditë më parë
6. femrat e grupit
të parë gëzonin një gjendje të përgjithshme shëndetsore shumë herë më të mirë
se 500 ditë më parë
Të gjitha këto
benefite i detyrohen pikërisht "Super-Mëngjesit"
Po po… duket se i
gjithë çelësi i suksesit të femrave Franceze fshihet pikërisht në këtë kupë
misterioze që ato konsumojnë çdo mëngjes prej 100-ra vitesh tashmë të
trashëguar nga gjyshet e stërgjyshet… nga brezi në brez…
Në fakt është një
përgatitje shumë e thjeshtë, që kërkon vec 5min kohë ( dhe ne e dimë qe koha e
mëngjesit është shumë e vyer pasi gjithmonë jemi Voooonëëëë :P ) Në bazën e
kësaj përgatitjeje qëndrojnë vetëm pak elementë por që mbartin gjithshka të
vlefshme dhe të nevojshme për organizmin për të nisur ditën më së miri.
Këto janë përbërësit
magjikë të "Super-Mëngjesit":
- Kos pa yndyre (1 kupë)
- Mjalt acacia (1 lugë çaji)
- Lëng limoni (gjysmë limoni i shtrydhur)
- Vaj lini (1 lugë gjelle)
- Tërshërë (2-3 lugë gjelle)
- Pak kanellë e bluar në moment
Kosi është përbërësi që mbart proteinat dhe kalciumin:
- proteina shumë e nevojshme për organizmin sidomos në mëngjes pasi ato furnizojnë trurin me amino-acidet e duhura për një funksionim sa më optimal dhe ju bëjnë të ndiheni energjikë dhe 'të zgjuar' ndryshe nga karbohidratet të cilat ndikojnë për ta vënë trurin në gjumë.Gjithashtu proteinat e konsumuara në mëngjes ju bëjnë të ndiheni të ngopur gjatë duke evituar kështu ato krizat e tipit: Më hahet diçka e ëmbël… :P
- Kalciumi njihet nga të gjithë si një nga elementët kryesorë për shëndetin e kockave tona, flokët thonjtë dhe dhëmbët përfitojnë në mënyrë të padiskutueshme nga ky mineral i çmuar, por ajo që jo të gjithë dinë është fakti që kalciumi sjell edhe benefite të tjera, si psh. Shmang sëmundjen e osteoporozës që prek femrat kryesisht pas të 50-ave, ndikon në rregullimin e balancës hormonale, ndihmon në ruajtjen e një peshe trupore optimale, ndihmon në parandalimin e kancerit dhe sëmundjeve të zemrës. Mjekët këshillojnë që sasia ditore e kalciumit të jetë jo më pak se 1000mg e kombinuar me 1000-2000mg vitaminë D.Kosi gjithashtu ndihmon në aktivizimin e florës bakteriale në sistemin tonë tretës, duke favorizuar bakteret e mira për nje tretje sa më të shpejtë dhe efikase
Mjalti acacia ndryshe nga ç'mund të mendohet,
nuk vjen nga lule akacja por nga lulet e një peme të quajtur Black Locust dhe edhe pse i jep mëngjesit tuaj ëmbëlsinë e
nevojshme ky mjalt është një zgjedhje perfekte sidomos për diabetikët pasi
përmban më pak sukrozë dhe më shumë fruktozë. Përveç shijes fantastike ky mjalt
ka veti antibakteriale të pa krahasueshme me asnjë mjalt tjetër dhe kjo është
arsyeja e vërtetë e përdorimit kaq të gjerë të tij
Lëngu i freskët i limonit të shtrydhur mbart sasinë e nevojshme
të vitaminës C për të mbajtur lart imunitetin e organizmit, për të luftuar
radikalët e lirë që i sulmojnë organet tona cdo ditë, për të na mbajtur të reja
dhe të shëndetshme.
Vaji i Linit sjell kombinimin perfekt të
yndyrave te mira Omega3 dhe Omega6, acide lyrore të cilat janë të domosdoshme
për shëndetin e zemrës, për ruajtjen e niveleve optimale të kolesterolit, për
ruajtjen e peshës, si edhe për ruajtjen e lëkurës dhe flokëve. Për më shumë
lexoni këtu.
Tërshëra është burim perfekt fibrash dhe
karbohidratesh komplekse, të cilat ndihmojnë në mbajtjen nën kontroll të
nivelit të sheqerit në gjak, ju ndihmojnë të ruani shëndetin e zemrës tuaj, të
ruani një peshë trupore optimale, të shmangni problemet gastro-intestinale etj.
Kanella është një antioksidant i fuqishëm,
mbron membranat qelizore nga sulmet e radikalëve të lirë gjithashtu ka efekte
antibakteriale.
Unë zakonisht i
shtoj edhe elementë të tjerë kombinimit të mësipërm, si psh:
Fruta të freskëta - zgjidhni luleshtrydhet,
boronicat, frutat e pyllit për më shumë vitamina, më shumë antioksidantë dhe më
pak sheqer
Fara Lini - për akoma më shumë fibra dhe Omega3
Farat e Kërp-it - për më shumë proteina
Fara Chia - për akoma më shumë fibra dhe Omega3
Maca pluhur - jep më shumë energji dhe ndihmon
në balancimin hormonal tek femrat
Protein kërpi pluhur - për më shumë proteina
ACAI pluhur - për më shumë antioksidantë dhe
vitamina
Arrë kokosi e copëtuar e dehidratuar - përvec
shijes shumë të mirë është një përbërës kyç që promovon një shëndet optimal të
gjithë organizmit
Matcha pluhur - është në fakt caj jeshil në
formë pluhuri, i njohur për vetitë e jashtzakonshme antioksiduese
Duke shtuar cdo ditë
1, 2 apo më shumë nga elementët e mësipërm jo vetëm që i shtoj benefitet
mëngjesit tim por shmang edhe rutinën, duke evituar që vakti i mëngjesit të
bëhet i mërzitshëm dhe pas 1 jave të shkoj të blej muffin apo briosh për 1
mëngjes ndryshe…
Dhe si do të thoshte
një franceze në këtë rast: Et voilà!
"Super-Mëngjesi" u servir :D
P.s: disa këshilla
të vogla për të ndihmuar që benefitet e "Super-Mëngjesit" të jenë të
shpejta dhe të qëndrueshme
- Kujdesuni që gjatë ditës të hani në mënyrë të ekuilibruar
- 20min para mëngjesit pini një gotë ujë të vakët me pak lëng limoni
- Kujdesuni që cdo ditë të kryeni min. 30min aktivitet fizik të cdo lloji (ecje, vrap, aerobi, yoga etj)
- Kujdesuni që të gjitha ushqimet të jenë sa më të freskëta dhe organike
- Pini ujë, shumë ujë gjatë ditës
- Jepini kohë organizmit tuaj të përfitojë nga benefitet e "Super-Mëngjesit" Mrekullia nuk do të ndodhë as për 1 javë e as për 1 muaj… ajo do të ndodhë pak nga pak çdo ditë në vazhdimësi prandaj mos u dorëzoni!!!
Deri postimin
tjetër: à tout à l'heure :) :) :)
ËSHTË E MREKULLUESHME TË FLASË TË MREKULLUESHME PËR DR DAWN. Unë jam Vanessa Canga. Kam pasur një bashkim të bukur me burrin tim dhe kam ndarë lumturinë, ngrohtësinë dhe dashurinë e vërtetë. Ne jetuam së bashku për 10 vjet dhe patëm dy fëmijë. Pak muaj më parë filluam të kishim probleme pafund dhe zënka të vazhdueshme. Shtëpia ishte plot me pakënaqësi dhe fëmijët e mi gjithmonë qanin duke na parë të ziheshim gjatë gjithë kohës. Më në fund, ai u largua dhe na ndërpreu të gjitha mjetet për të komunikuar me të. Bëra gjithçka që munda për ta rikthyer për shkak të asaj se sa shumë e doja, por pa dobi. DR DAWN më erdhi në ndihmë kur e kontaktova dhe më zbuloi se një grua qëndronte pas problemeve që kisha dhe ai më premtoi se do të më ndihmonte, gjë që e bëri kur ndoqa procedurat e tij të punës. Burri im u kthye në shtëpi tek ne dhe ne shpikëm gjëra. Ne jetojmë përsëri të lumtur së bashku. DR DAWN mund t'ju ndihmojë gjithashtu. kontakto me të përmes WhatsApp: +2349046229159
ReplyDeleteEmail: dawnacuna314@gmail.com
*Nëse dëshironi të ribashkoheni me burrin/gruan tuaj.
*Nëse dëshironi të keni një martesë/marrëdhënie të qetë.
*Nëse keni nevojë për magji për të mbetur shtatzënë/shtatzënë.
*Nëse dëshironi të trajtoni infertilitetin.
*Nëse doni të hakmerreni/marrëni pronën tuaj.
*Nëse dëshironi magji promovimi.