Wednesday, January 29, 2014

Lékuré e shtrenjta lékuré...!!!


 
E pranoj, né fillim isha goxha skeptike. Pérpara se ta provoja kété metodé pér heré té paré, duke qené se lékura ime ka qéné gjithnjé shumé e yndyrshme dhe si pasojé me shumé tendencé pér té krijuar akne, mendoja se kjo metodé nuk do té funksiononte pér mua… Por e kisha shuuuumé gabim!

 

Cfaré éshté ''Pastrimi me vaj"?





Edhe pse tingéllon pa kuptim herén e paré qé e dégjon idené e pérdorimit té vajrave natyralé pér té pastruar butésisht lékurén, né fakt ajo éshté shumé kuptimplote. Ideja bazé e pastrimit me vajra qéndron né pérdorimin e vajrave natyralé né njé kombinim té caktuar qé bén té mundur pastrimin e lékurés dhe balancon yndyrén natyrale té saj. Kjo bén té mundur qé lékura té jeté shumé heré mé e pastér dhe e bukur se sa pas pérdorimit té sapunéve apo locioneve kimike me detergjenté qé pérdoren pér pastrimin e fytyrés, té cilét NUK E PASTROJNE VERTET LEKUREN por thjesht e thajné sipérfaqen e lékurés duke hequr edhe elementét e nevojshém dhe té dobishém pér lékurén.



Koncepti i késaj metode bazohet né faktin qé avulli do té hapé poret e lékurés kurse vaji i pérdorur pér té masazhuar lekurén do té tresé yndyrén e ngurtésuar, qé bashké me papastértité e ambjentit ku jetojmé, ka zéné vend né poret tona. Né kété ményré poret pastrohen né thellési, lékura nuk do ndihet e masakruar nga agjentét pastrues kimiké té produkteve komercialé té pastrimit dhe si rrjedhojé nuk do té reagojé duke krijuar zona super té thata, zona super té yndyrshme, zona té skuqura, pika té zeza, akne, njolla etj etj…

 

Por… A funksionon???




Kjo éshté pjesa mé e bukur e historisé qé dua té ndaj me ju… Kur mendoj qé vite e vite me radhé gjaté adoleshencés por edhe mé voné, pér té mbajtur aknet nén kontroll, kam harxhuar toné e toné produktesh kimike mbi lékurén time, pér mé tepér aspak ekonomike pérkundrazi shuuumé té shtrenjté, mé vjen té qaj… éshté shumé e trishté ta mendosh sa lehtésisht ne biem pre e marketingut té kétyre kompanive multi-miliardere, qé me produktet e tyre té premtojné se do té béjné mrekulliné e aq shumé pritur, por qé né fakt gjithcka béjné éshté thjesht biznes duke té shtyré té kalosh nga njéri produkt né tjetrin, nga njé i shtrenjté né njé akoma edhe mé té shtrenjté por...pa efikasitet!!!

Hidhini njé sy kétyre fotove pér té paré se si ndryshon lékura pas njéfaré kohe qé pastrohet absolutisht vetém mé kété métodé:

Pas 3 muajsh:


 
Pas 1 viti:





Metoda e pastrimit me vaj nuk éshté mrekulli, por éshté njé ményré natyrale dhe e thjeshté e pastrimit té lékurés né thellési por me delikatesé, duke e ruajtur lékurén dhe duke mos e démtuar até, duke mos e tharé por pérkundrazi duke e hidratuar né thellési dhe duke i shtuar akoma elementé natyralé pér té cilét lékura ka nevojé qé té mbrohet sa mé miré ndaj cdo rreziku qé i kanoset. Uné kam disa muaj qé e pérdor kété métodé, duke mos aplikuar mé asnjé lloj sapuni apo pastruesi né fytyrén time dhe e pranoj qé pérmirsimet jané té dukshme. Zonat e thata dhe ato té yndyrshme jané zhdukur, lekura éshté uniforme pa njolla te erréta pa skuqje apo zbardhje, e buté dhe e shkelqyeshme, pa ASNJE piké té zezé dhe mé e réndésishmja PA AKNE… (pérvec ndonjé akne té vogél tek tuk kur mua mé kap keq nepsi dhe e egzagjeroj me cokollata, émbélsira dhe té tjera ushqime té pa shéndetshme).

Pra, besojeni apo jo… kjo metodé e thjeshté dhe fare fare fare ekonomike… e béri mrekulliné e shumé pritur. Uné ua sugjeroj té gjithéve, dhe ata qé e kané provuar kané konfirmuar té njéjtat efekte, madje femrat né moshé pak mé té madhe se uné mé kan treguar se nuk kané paré mé rrudhka té vogla té shfaqen ne fytyrén e tyre qé kur kané filluar té pérdorin kété metodé pastrimi. Pra e mbroka lékurén edhe nga plakjaaaa… uauuuu :D

 

Cfaré ju duhet ?

 

Doni ta provoni kété metodé? Atéheré gjithcka ju duhet éshté:

  1. Vaji juaj pastrues (do ta shpjegoj mé poshté)

  1. Ujé i nxehté i rrjedhshém (rubineti)

  1. Njé peshqir i vogél i pastér

 

Pér té pérgatitur vajin tuaj pastrues, ju duhet thjesht té pérzieni me njé blender kéto dy vajra:

  • Vajin kryesor qé bén né fakt pastrimin e lekurés

  • Vajin mbajtés

Mé e zakonshmja éshté pérdorimi i vajit té recinit i njohur edhe si Castor Oil (qé éshté njé astrigjent natyral, pastron lékurén duke regjur dhe shkriré té gjitha papastértité dhe mund té gjendet lehté né farmaci) si vaj kryesor. Né vend té tij edhe vaji i lajthisé e bén shumé miré rolin e vajit kryesor.

Vaji mbajtés mund té jeté cfarédo vaji bimor, zakonisht pérdoret vaji i ullirit, por vajra té tjeré si: vaj luledielli, vaj kokosi (e rekomandoj) etj mund té pérdoren pa asnjé lloj problemi.

Pérzjerja e kétyre vajrave duhet béré né varési té lékurés qe keni.

  • Pér lékurat mikse dhe normale raporti éshté 1 me 3 (psh. 1 filxhan vaj recini + 3 filxhané vaj ulliri)

  • Pér lékurén e yndyrshme raporti éshté 1 me 2 (psh. 1 filxhan vaj recini + 2 filxhané vaj ulliri)

  • Pér lékurén e thaté raporti éshté 1 me 4 (psh. 1 filxhan vaj recini + 4 filxhané vaj ulliri)

Masat hidhen ne blender ku pérzihen miré pastaj ruhen né njé flakon mundésisht qelqi.



Cdo dité (uné zakonisht e pastroj fytyrén né mbrémje) hidhni né péllémbén e dorés 15-20 pika nga kjo pérzjerje dhe filloni masazhoni fytyrén tuaj. Nuk ka nevojé qé lékura té jeté e njomur paraprakisht me ujé madje nuk ka nevojé as té hiqni makeup-in pasi do ta shihni se si vaji pastrues e pastron fytyrén tuaj edhe nga makeup-i. ndérkohé qé masazhoni vajin né fytyré, vendosni né lavaman nén ujé té nxehté té rrjedhshém nga rubineti peshqirin tuaj té paster. Vazhdojeni masazhin e fytyrés pér té paktén 5 min, duke mos neglizhuar asnjé mm² lékure. Béni lévizje rrethore me mollzat e gishtave dhe mos harroni gushén dhe dekoltené. Pas késaj shtrydheni fort peshqirin dhe vendoseni mbi lékuré dhe prisni pér disa sekonda sa té ftohet dhe avulli i nxehté i tij té keté hapur poret e lékurés e vaji té keté depértuar brénda. Pérpara se ta hiqni peshqirin férkojeni butésisht fytyrén, gushén dhe dekoltené me té pa ushtruar shumé forcé. Shplajeni peshqirin sérisht né ujé té nxehté dhe vendoseni edhe njé heré mbi fytyré, prisni sérisht disa sekonda dhe mé pas hiqeni duke e férkuar lékurén butésisht.



Voilà !!! Lékura juaj éshté e pastér dhe e buté. Mund té shkoni té flini pa pasur nevojé té aplikoni asnjé gjé tjetér né lékuré pasi normalisht lékura do té jeté natyralisht e hidratuar. Mjafton pak léng limoni, léng kastraveci, ose pak uthull molle pér ta tonifikuar (ju lutem mos pérdorni tonikét komercialé, ju béjné mé shumé démé né lékuré nga c'mund té imagjinoni).

Ja pra… Kjo ishte e gjitha!!! Shume e thjeshté apo jo???

Sa pér té béré nje sintezé té asaj qé thash mé lart: Kjo metodé do t'ju rikthejé lékurén né gjendjen mé té miré qé e keni pasur ndonjéhéré. Pérvec se do ti béni nder lékurés, do ti béni njé nder té madh edhe portofolit tuaj, mé besoni!!! Mjafton té pérmend artikujt mé kryesoré qé kjo metodé heq nga pérdorimi juaj i pérditshém sic mund té jené, quméshti i fytyrés, toniku, detergjenti larés, kremi hidratues etj.

 

Shénime:

  • Duhet té theksoj se ditét e para qé ti heq doré nga pérdorimi i sapunit apo detergjentéve té tjeré larés, lékura reagon duke nxjerré né sipérfaqe té gjitha toksinat dhe papastértité e mbledhura. Ju mund té vini re ndonjé piké té vogél té bardhé (me qelb) por kéto jané thjesht sipérfaqsore dhe do té zhduken brenda 1-2 ditésh. Prandaj uné ju késhilloj qé nése keni vendosur ta pastroni lékurén tuaj me vaj, té filloni ta béni psh. té premten né mbrémje, késhtu fytyra do té keté 2 dité kohé pér tu mésuar me sistemin e ri té pastrimit dhe nése ndonjé nga kéto pikat e bardha qé pérmenda mé lart do té shfaqet né fytyrén tuaj, deri té hénén qé do shkoni né puné ajo do jeté zhdukur sérisht.
  • Raporti vajit kryesor me vajin mbajtés nuk jané fikse, cka do té thoté se nése pas perdorimeve té para ju e ndieni lékurén pak mé té yndyrshme se c'duhet mund ti shtoni pérzjerjes pak vaj recini dhe né té kundért, nése e ndjeni lékurén pak mé té thaté se c'duhet mund ti shtoni pérzjerjes pak vaj ulliri. Pra eksperimentoni deri sa té gjeni raportin ideal pér lékurén tuaj!!!

  • Pér lékurat SHUME problematike jam e sigurté qé rezultatet do té jené shumé té vogla e gati té papérfillshme, sepse kjo éshté vetém 1 etapé e kurimit té lékurés. Kurimi i lékurés duhet nisur nga njé ushqim i balancuar ku 80% e ushqimit ditor té pérbéhét fibra, vitamina dhe minerale qé merren mé sé miri nga perimet e freskéta, 20% nga proteina (mundésisht peshk, prodhime deti, shpend dhe mish i kuq pa dhjamé) dhe yndyré e shéndetshme si psh.vaj ulliri (jo i skuqur as i zjeré) omega 3 (mund té merret si suplement por mund té gjendet né sasi té konsiderueshme tek ushqime si salmoni, arrat, avokado etj). Limitoni frutat né 1-2 né dité dhe mundésisht konsumojini ato deri né 2 oré larg vakteve kryesore. Limitoni né maksimum karbohidratet. Nése i konsumoni mundohuni ta béni kryesisht né méngjes dhe né formén mé pak té rafinuar té mundshme, pra mé miré njé feté buke e zezé e thékur se sa njé tas me cornflakes. Limitoni bulmetin. Hiqni doré nga sheqeri industrial. Nése keni névojé pér dicka té émbél zgjidhni njé frut ose njé lugé té vogél kafeje me mjalt organik. Pini shumé ujé, sidomos gjaté pjesés sé paré té dités. Njé goté ujé ose caj i ngrohté me lengun e njé limoni duhet piré eséll sa hapni syté né méngjes. Mos kapérceni asnjé vakt pa ngréné, madje vaktet tuaja duhet té jené té programuara cdo dité né té njéjtén oré.  Njé tjetér etapé e réndésishme e kurimit té lékurés éshté rregullimi i prodhimit hormonal pér té cilin mé shumé informacione mund té gjeni kétu.

 

Po pres té lexoj kush nga ju e ka provuar apo do ta provojé dhe rezultatet :)