Friday, June 21, 2013

Mos i besoni PILULES !!!


Njé stil jetese i gabuar, me shumé stres dhe zakone té kéqia té té ushqyerit mund té kthehet né njé armé shkatérruese pér balancén delikate té hormoneve né trupin e njé femre. Simptomat e imbalancés hormonale pérfshijne  PMS (Paramenstrual Syndrome), osteoporozén, shtimin né peshé, déshire seksuale té alteruar, alergji, fibromé té uterusit, infeksione té traktit urinar, ndryshime té padéshirueshme né lékuré, lodhje, ankth, grumbullim té tepért té ujrave né trup, rénie té flokéve, shtim té qimeve né vende té padéshiruara si psh: fytyré, krahé, gjoks etj. 





 Ç'ekuilibri i hormoneve femérore mund té shkaktojé madje edhe depresion. Duke mbajtur né ekuilibér hormonet, njé grua nuk do té keté mé véshtirési pér té mbajtur njé peshé trupore normale e té shéndetshme, pér té mbajtur njé cikél menstrual té rregullt dhe pér té pasur energjiné qé i nevojitet pér aktivitetin e saj normal.





 Shumé shpesh pér mos té théné se né 100% té rasteve, femrave u késhillohet pérdorimi i Pilulés pér balancimin hormonal. Marrja e Pilulés éshté e keqja mé e madhe qé njé femér mund ti béjé shéndetit té saj dhe fémijéve té saj té ardhshém. Shtépi farmaceutike té interesuara né shitjen e kétij produkti pér arsye térésisht financiare kané béré njé puné kolosale pér té bindur mjekét por edhe pacientet e botén mbaré se vetém Pilula éshté zgjidhja e problemit té crregullimit hormonal. Dhe mesa duket ja kané arritur qéllimit... Pilula mund té japi efektet e déshiruara por kjo éshté vetém e pérkohshme. Né momentin qé ju do té ndaloni marrjen e pilules do té shikoni njé prishje drastike té gjithé balancés tuaj trupore dhe shéndetit tuaj.  Ndérkohé qé pilula balancon hormonet tuaja ajo njékohésisht démton aftésiné natyrore qé ka organizmi pér té pérthithur vlerat ushqyese, vitaminat dhe mineralet nga ushqimet e dietés suaj té pérditshme.  Prandaj né té ardhmen kur ju do té jeni shtatzané, edhe pse dieta juaj mund té jeté e pasur dhe e larmishme, mungesa e florés sé dobishme né sistemin tuaj tretés (shkaktuar nga pérdorimi I pilulés kohé mé paré shtatzanisé tuaj) do t'ju privojé ju dhe foshnjen nga shumé pérfitime té dobishme qé vijné nga ky ushqim i shéndetshém. Flora patogjene e krijuar né sistemin tuaj tretés nga pilula, do té prodhojé vazhdimisht toksina dhe substanca té démshme qé jané produkt I metabolizmit té pilulave.  Kjo éshté njé nga arsyet pse gjithmoné e mé shpesh nénat e reja vuajné nga anemia dhe ja transmetojné até edhe fémijés sé tyre. Pilula gjithashtu gjaté veprimit té saj shteron depozitat e Zinkut né organizém. Zinku quhet ndryshe edhe metali i inteligjences dhe né rastet kur ky metal mungon brenda organizmit té nénés fémija rrezikon té keté njé koeficent inteligjence shumé té ulét e madje edhe deficenca mendore. Prandaj ju lutem  vajza… mos i besoni pilulés dhe para se té filloni ta merrni mendojeni miré... A ja vlen???




 

Uné them JO!!!
Pér kété arsye dua t'ju sugjeroj 9 ményra té thjeshta dhe 100% natyrale pér té balancuar ekuilibrin tuaj hormonal.

  1.   Ulni nivelin e stresit  

Studimet tregojné se femrat qé praktikojné meditimin apo yoga kané luhatje hormonale mé té vogla se ato té cilat nuk praktikojné asnjé lloj meditimi. E di shumé miré qé meditimi dhe yoga mund té duken té pamundura pér tu ushtruar, mungesa e kohés apo e mundésive financiare jané faktor I réndésishém. Atéheré béni dicka tjetér, kushtojini vetes gjysmé ore cdo dité pér njé banjé relaksuese me aromat tuaja té preferuara, ose béni njé masazh, ose dégjoni muziké relaksuese apo lexoni njé liber qé ju bén té ndiheni miré e ju mbush me pozitivitet. Qetésia éshté gjithashtu e réndésishme, uluni diku né njé stol diku né park ose buzé detit ose né oborrin e shtépisé tuaj dhe rrini né qetési vetém pér vetém me veten tuaj, pérqéndrohuni merrni frymé thellé dhe zbrazeni kokén nga cdo mendim negativ.

   2.   Flini mjaftueshém gjaté natés



Kujdes lexojeni miré. Flini mjaftueshém nuk do té thoté flini shumé. Gjumi éshté momenti kur trupi rekuperon disbalanicimet qé mund té jené shkaktuar gjaté dités. Pérpiquni té béni 8 oré gjumé cdo naté.

   3.    Ndiqni nje dieté té shéndetshme



Hiqni doré nga ushqimet e procesuara, té ngrira, té ambalazhuara, té skuqura, pijet e émbla, bulmetrat jo organiké, vajrat vegjetal dhe produktet e sojés. Té gjitha kéto ushqime shkaktojné luhatje té pakontrollueshme hormonale. Pérfshini né dietén tuaj ditore mé shumé fruta dhe perime té freskéta dhe organike (BIO) si edhe fruta té thata dhe fara té ndryshme.

   4.   Merrni mé shumé Omega 3



Omega 3 éshté yndyra e Miré. Kjo yndyre vepron pér té krijuar membraná té shendetshme dhe té pérgjegjshme tek qelizat qe béjné té mundur qé hormonet té béhen pjesé e qelizés mé lehtésisht. Omega 3 mban gjithashtu zgjuar receptorét qelizor, vendet ku hormonet lidhen. Pérpiquni té integroni né dietén tuaj té pérditshme mé shumé ushqime qé pérmbajné Omega 3 dhe gjithashtu merrni cdo dite 500mg vaj te farave te kérpit, té farave té linit ose vaj ulliri bio.

   5.   Evitoni kafeinén



Éshte vértetuar se stimulanté té ndryshém sic éshté kafeina shkaktojné njé mbi prodhim hormonal. Pérpiquni ta pakésoni ose ta eliminoni fare kafeinén nga dieta juaj.

   6.   Ushtrohuni 



Ushtrimi fizik minimumi 30 minuta 3 heré né javé éshté njé prekje magjike pér shkarkimin e stresit té grumbulluar dhe balancimin e ekuilibrit hormonal.

   7.   Lereni diellin té hyjé



Ti jepni trupit tuaj njé spektrum té ploté té drités natyrore bén té mundur balancimin hormonal, prandaj béjeni cdo dité njé shétitje né diell, né orét e pérshtatshme kur dielli nuk té démton.

   8.   Suplementet bimore ndihmojné



Extrakte nga bimé té ndryshme si psh: palma, luleradhiqe, hithra, gjethet e manaferrés, kérpi apo agulicja mund té ndihmojné dhe lujané njé rol shumé domethénés né qetésimin e inbalances hormonale. Kérkojini kéto integratoré bimoré tek farmacisti juaj dhe ai mund tju ndihmojé qé ti gjeni apo ti porosisni diku.

   9.   Extra vitamina dhe minerale

Gjithashtu suplementet vitaminale ndihmojné né balancimin natyral té hormoneve tuaja. Sigurohuni qé kéto multivitamina té pérmbajné Vitaminé C, Vitaminé E, Calcium, Magnez dhe gamén e ploté té vitaminés B complex.





1 comment:

  1. ËSHTË E MREKULLUESHME TË FLASË TË MREKULLUESHME PËR DR DAWN. Unë jam Vanessa Canga. Kam pasur një bashkim të bukur me burrin tim dhe kam ndarë lumturinë, ngrohtësinë dhe dashurinë e vërtetë. Ne jetuam së bashku për 10 vjet dhe patëm dy fëmijë. Pak muaj më parë filluam të kishim probleme pafund dhe zënka të vazhdueshme. Shtëpia ishte plot me pakënaqësi dhe fëmijët e mi gjithmonë qanin duke na parë të ziheshim gjatë gjithë kohës. Më në fund, ai u largua dhe na ndërpreu të gjitha mjetet për të komunikuar me të. Bëra gjithçka që munda për ta rikthyer për shkak të asaj se sa shumë e doja, por pa dobi. DR DAWN më erdhi në ndihmë kur e kontaktova dhe më zbuloi se një grua qëndronte pas problemeve që kisha dhe ai më premtoi se do të më ndihmonte, gjë që e bëri kur ndoqa procedurat e tij të punës. Burri im u kthye në shtëpi tek ne dhe ne shpikëm gjëra. Ne jetojmë përsëri të lumtur së bashku. DR DAWN mund t'ju ndihmojë gjithashtu. kontakto me të përmes WhatsApp: +2349046229159
    Email: dawnacuna314@gmail.com
    *Nëse dëshironi të ribashkoheni me burrin/gruan tuaj.
    *Nëse dëshironi të keni një martesë/marrëdhënie të qetë.
    *Nëse keni nevojë për magji për të mbetur shtatzënë/shtatzënë.
    *Nëse dëshironi të trajtoni infertilitetin.
    *Nëse doni të hakmerreni/marrëni pronën tuaj.
    *Nëse dëshironi magji promovimi.

    ReplyDelete